Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë tashmë është pranuar edhe nga FIFPro (Federata Internacionale e Futbollistëve Profesionistë) për t’u bërë pjesë e saj.
Fillimisht SFPSH ka aplikuar dhe pas plotësimit të kushteve të vendosura nga FIFPro do të mund t’i bashkohet familjes së madhe. Një gjë të tillë e bën me dije Sindikata që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar, lajmëron së shpejti zëri i lojtarëve shqiptarë do të dëgjohet përtej kufinjve tanë.
“Të nderuar miq dhe dashamirës. Dua t’ju njoftoj se sot pas komukimimeve intesive që kemi patur me FIFPro, eshte pranuar kerkesa e Sindikates së Futbollistëve Profesionistë Shqiptare për të aplikuar për antaresim në këtë organizatë duke na caktuar edhe detyrat që ne duhet te kryejme.
Sigurisht që mbrojtja e të drejtave të futbollisteve Shqiptare nga sot hynë në një dimension tjeter pasi nuk do të jetë vetem Sindikata jonë ajo qe do të mbrojë këto të drejta por sëshpejti edhe FIFPro.
Shumë shpejt të gjitha problemet me të cilat perballen futbollistët Shqiptare si pagat, siguracionet etj, do ti behen prezente FIFPro dhe në këtë menyre edhe zgjidhja e tyre mendoj se do të jetë me e lehtë. Si të gjithë koleget e tyre në mbarë boten edhe futbollistet Shqiptare do të marrin në dorë zgjidhjen e problemeve të tyre”, shkruhet në këtë njoftim.
Kujtojmë që në krye të Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë është Andi Lila, iniciator i krijimit të saj.