Vllaznia e këtij sezoni përgjithësisht ka patur një ecuri të mirë në kampionat dhe jo më kot kryeson renditjen. Megjithatë jo çdo ka shkuar ashtu si duhet tek ajo.
E kemi fjalën për dëmtimet të cilat kanë qenë të konsiderushme dhe kjo gjë ka ndikuar në njëfarë mënyre edhe tek ecuria e skuadrës. Ato që e kanë pësuar më shumë kanë qenë kapiteni Lika, portieri Selimaj dhe mbrojtësi Malota.
Por më shumë se të gjithë këto e ka pësuar mesfushori Florind Bardulla. Në nëntë ndeshjet e deritanishme ai nuk ka luajtur asnjë minutë, pikërisht prej këtyre dëmtimeve.
Madje nga sa mësohet prej vetë atij, kavilja e tij vazhdon të ketë probleme dhe mjekët specialistë i kanë rekomanduar edhe një muaj tjetër pushim.
Kjo do të thotë se për këtë vit ai e ka mbyllur dhe shpresat janë që të paktën në fillim të janarit, ai t’i lërë njëherë e mirë pas këto probleme dhe t’i bashkohet ekipit në stërvitje gjatë fazës përgatitore.
© shkodrasport.com