Tjeter problem per Vllaznine. Sikur te mos mjaftonte demtimi i Qatos ne ndeshjen ndaj Elbasanit, nje tjeter titullar i kuqebluve eshte demtuar ne stervitjen e djeshme dhe nuk do te jete ne gjendje te luaje ne takimin e neserm ndaj Laçit.

Behet fjale per mbrojtesin e majte Andrey Yago. Nga sa mesohet, ai ka ndjere shqetesime muskulare dhe eshte detyruar ta lere stervitjen ne mes, nderkohe qe sot nuk eshte stervitur fare me skuadren.

Lajmin e demtimit te tij e ka konfirmuar edhe vete trajneri Brdariç gjate konferences se shtypit i cili ka shprehur keqardhjen edhe per demtimin e Yagos, ashtu si dhe te disa titullareve te tjere, por nga ana tjeter eshte shprehur se kjo eshte nje mundesi e mire qe lojtaret e rinj te tregojne vlerat e tyre.

Si rrjedhoje neser pritet qe ne fushe te jete Flori Spahija i cili ne ndeshjen ndaj Dinamos per aq minuta sa luajti tregoi nje forme shume te mire sportive dhe madje shenoi edhe nje gol dhe dha nje asist./www.shkodrasport.com/