Sikur te mos mjaftonin problemet e funksionimit te skuadres dhe pozitat e saj aspak te mira ne renditje, per Vllaznine e basketbollit te meshkujve nuk ka “rehati”. Ditet e fundit nga rradhet e saj eshte larguar njeri prej tre amerikaneve qe kane qene te federuar me te.
Behet fjale per Aaron Njike i cili ka luajtur ne pozicionin 1. Drejtuesit e ekipit nuk e kane shume te qarte arsyen e largimit te tij, por kane konstatuar mungesen e tij ne stervitje dhe pasi kane pyetur dy bashkeatdhetaret e Njike, kane mesuar se ai eshte larguar nga Shqiperia.
Sigurisht qe nje veprim i tille nuk eshte aspak profesionist per nje basketbollist qe mendohet te jete profesionist dhe per momentin ai nuk mundet te luaje me asnje ekip tjeter, por per Vllaznine nuk vlen kjo gje.
Problemi eshte se me largimin e tij eshte krijuar nje boshllek ne skuader, pikerisht ne prag te startit te fazes se dyte te kampionatit. Kujtojme qe Vllaznia ndodhet per momentin ne vendin e fundit te renditjes me vetem 1 fitore dhe 9 humbje te pesuara ne fazen e pare.
Diten e shtune ajo do te ndeshet ne oren 18.00 ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres me Apolonine e vendit te parafundit dhe patjeter qe duhet tentuar fort fitorja, por trajneri Bekteshi duhet t’i beje planet pa Aaron Njike./SHKODRA-SPORT.COM/