Pas largimit të Nikolin Qafarenës drejt Kosovës, një tjetër volejbollist i Vllaznisë pritet të mos jetë i gatshëm për ndeshjen e rradhës.

Kjo bën që problemet për trajnerin Adrian Mikopli të shtohen problemet. Volejbollisti që është dëmtuar ditët e fundit është liberoja i ekipit Renato Kola që njëkohësisht është edhe anëtar i kombëtares shqiptare.

Ai ka ndjerë shqetësime në gju dhe pritet që në ditët në vazhdim të bëhen edhe ekzaminimet e duhura të cilat do të përcaktojnë edhe shkallën e dëmtimit.

E sigurtë është që Kola do të mungojë në ndeshjen e kësaj jave që Vllaznia do të luajë të shtunën në Korçë ndaj Skënderbeut.

Natyrisht që mungesa e tij dhe e Qafarenës ndikon jo pak në ecurinë e ekipit i cili rrezikon edhe renditjen në mes katër ekipeve më të mira të vendit të cilat do të vazhdojnë garën për fitimin e titullit kampion.

Kujtojmë këtu që Vllaznia është skuadra kampione në fuqi por vështirë ta mbrojë atë sepse nuk ka kontigjentin e duhur për këtë gjë.
© shkodrasport.com