“Yerba mate e dulce de leche” nuk mund të mungojnë në ushqimin e futbollistëve të Uruguait dhe, për këtë arsye, avioni që ka shkuar në Rusi për Kupën e Botës ka qenë i mbushur plot me këto produkte ushqimore: janë marrë plot 180 kg me mate, por “Celeste” nuk është keq as me ëmbëlsirat.

Çfarë është mate? Bëhet fjalë për një pije që shpesh krahasohet me kafenë, që i jep shumë energjia tyre që e konsumojnë:

është plotësisht natyrale dhe nuk ka efekte anësore. Perfekte për të rikuperuar në kohë dhe për të stimuluaredhe përqendrimin e duhur para ndeshjeve.

Uruguai, përveç “yerba mare”, ka marrë më vete edhe shumë ëmbëlsira. Në fakt, Luis Suarez me shokë do të marrin doza të mira sheqeri gjatë qëndrimit në Rusi, me “dulce de leche”, mollë të karamelizuara që nuk mund të mungonin.