Stërvitja e sotme nuk ka qenë edhe aq e mirë për Brazilin, pasi “seleçao” ka humbur për momentin një nga elementët më cilësore, mesfushorin Fred.
Futbollisti i cili pak ditë më parë ka nënshkruar me Mançester Junajtid, sot u ndal gjatë seancës së pasdites për shkak të një problemi në kyç.
Gjatë seancës së paradites, një ndërhyrje e Kasemiros dëmtoi futbollistin dhe ai pësoi menjëherë një ënjtje në kyçin e këmbës, që shqetëson jo pak stafin mjekësor.
Doktori i skuadrës doli para mediave për të shpjeguar se futbollisti fillimisht do të lihej 24 orë pushim e më pas do të bëheshin teste më specifike për të mësuar se sa serioze është goditja që ka marrë ai nga shoku i skuadrës.
Ndërkohë, është bërë e ditur se Douglas Kosta është i riaftësuar dhe i gatshëm për të luajtur rregullisht që në fundjavë, në miqësoren e fundit ndaj Austrisë. /vipsport/