Tek Tomori ne sezonin aktual kane luajtur tre futbolliste shkodrane, mbrojtesi Dritmir Beci, mesfushori Denis Dyca dhe sulmuesi Elhan Galica. Ata jane munduar te japin kontributin e tyre per kete skuader, por shkak te shume arsyeve, gjerat nuk kane shkuar ashtu si duhet dhe per rrjedhoje beratasit rrezikojne te bien nga kategoria.

Diten e fundit po flitet per probleme financiare tek Tomori nderkohe qe tashme edhe lojtaret kane filluar te largohen nga skuadra, ndonese duhen edhe kater jave deri ne fund te kampionatit.

Dy të larguarit e radhës janë mbrojtësi Oliver Dore dhe sulmuesi Elhan Galica, futbollistë të cilët u afruan në merkaton e janarit. Sulmuesi shkodran thuhet se e ka mbyllur me marrëveshje bashkëpunimin me drejtuesit e Tomorit.

Ne fakt nje situate e tille tek Tomori te krijon nje pershtypje te keqe sepse u krijua ideja se kete sezon do te ndertohej nje skuader e cila te pretendonte ngjitjen ne Superlige por kjo ko vetem qe nuk ndodhi, por tashme rrezikon edhe renien nga kategoria.