Kur dukej se gjërat po shkonin mirë tek Vllaznia për ndeshjen ndaj Shënkollit, edhe pas rikuperimit të kapitenit Lika, në fakt ka lindur një problem i ri për stafin teknik.

Në dy ditët e fundit nuk është stërvitur me grupin një tjetër titullar. Bëhet fjalë për Renato Malotën i cili ka ndjerë disa shqetësime muskulare.

Për këtë arsye, ai i është nënshtruar një terapie që i është rekomanduar nga fizioterapisti Haxhaja. Ky i fundit po bën çmos për ta bërë gati mbrojtësin shtatëlartë për sfidën e pas dy ditëve.

Ndonëse nuk duket të ketë ndonjë gjë serioze, nga sa shikohet, Malota nuk do të mundet ta nisë ndeshjen ndaj Shënkollit nga minuta e parë, por gjithsesi pritet të jetë në pankinë.

Një mungesë e mundshme e këtij lojtari, do ta detyronte trajnerin Lika të ndryshonte rreshtimin por edhe formacionin për sfidën e pas dy ditëve.
© shkodrasport.com