Manchester City ka dy vite që po kërkon transferimin e Lucas Paquetas nga West Ham United, por një gjë e tillë duket se do të dështoj edhe në afatin kalimtar veror.
Citizens ishin shumë pranë për t’i siguruar shërbimet e tij në verën e vitit të kaluar, megjithatë në fund marrëveshja dështoi.Dështimi i marrëveshjes dështoi pasi për mesfushorin brazilian është hapur një hetim për bastet e paligjshme, hetim që ende nuk është mbyllur.
Manchester City mund të tërhiqet nga gara për Lucas Paquetan nëse vendimi për situatën e tij aktuale nuk zgjidhet në kohë.Klubi anglez thuhet se ka informuar përfaqësuesit e mesfushorit 26-vjeçar brazilian për pozicionin e tyre, i cili varet kryesisht nga mosmarrëveshja e tij për bastet me Federatën e Futbollit.
Pep Guardiola e sheh brazilianin si lojtarin perfekt për tu përshtatur me stilin e lojës së Cityt dhe dëshiron me çdo kusht transferimin e tij, por krejt varet nëse do të mbyllet hetimi për të.
Nëse dështon transferimi i Paquetas në Etihad Stadium, thuhet se kampioni në fuqi i Anglisë ka një alternativë B. Ylli i Crystal Palace, Eberechi Eze mund të transferohet te City nëse nuk mbyllet gjithçka sa i përket Paquetas. /Telegrafi/