Inter duhet të lërë pas humbjen ndaj Dortmundit dhe nesër në “San Siro” pret skuadrën e Veronës. Zikaltërit do të vuajnë edhe mungesat e shumta ku Asamoah, D’Ambrosio, Sançez, Politano ishin futbollistët që nuk llogariteshin por tashmë një tjetër emër i është shtuar kësaj liste të gjatë futbollistësh.

I rikthyer vetëm në ndeshjen ndaj Dortmundit, u duk se problemet morën fund për mesfsuhorin Stefano Sensi por duket se gjërat kanë ndryshuar sërish.

Mesfushori italian ka pësuar një dëmtim në stërvitjet e fundit dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen përballë Veronës. Në lidhje me gjendjen e tij goli edhe vetë Konte në konferencën e sotme ku shtoi se ka provuar ta menaxhojë më mirë situatën e tij.

Zikaltërit do të tentojnë që në merkaton e janarit të afrojnë mesfushorë të tjerë për të mbushur hapësirat dhe një nga to është edhe De Paul apo Kastrovilli teksa për sulmin ka dalë në skenë emri i francezit Oliver Zhiru. /vipSport/