Mbremjen e sotme do startoje emisioni i pare i ketij edicioni per emisionin “Procesi Sportiv” ne Top Channel. Ky eshte nder emisionet sportive me te ndjekura dhe drejtuesit e tij kane zgjedhur nje ekip kampion per ta patur ne gjirin e tij ne kete emision te pare.
Pikerisht ekipin e Vllaznise ne futboll per femra. Vajzat e ketij ekipi dhe stafi teknik kane udhetuar pasditen e sotme drejt kryeqytetit dhe ne oren 23.00 do jene ne studion e ketij emisioni per te folur ne lidhje me kualifikimin historik ne turin e dyte te Liges se Kampioneve te Europes.
Por perveç saj, teme e emisionit do te jete edhe sfida e se merkures e vlefshme per turin e dyte te ketij kompeticioni te rendesishem, kur Vllaznia do te ndeshet ne stadiumin “Loro Boriçi” me ekipin danes te Fortuna Hjorring.
Ky eshte nje ekip vertete per t’u marre shembull i cili ne kampionatin shqiptar nuk njeh kundershtar prej gjashte vitesh, por tashme po synon suksesin edhe ne Europe dhe hapin e pare e ka hedhur. Ai eshte sot ne 32 ekipeve me te mira te kontinentit dhe ky padyshim eshte nje sukses jashtezakonisht i madh per kete ekip qe eshte krijuar vetem gjashte vite me pare.
www.shkodrasport.com