Titulli i sotëm i fituar nga Partizani ka shkaktuar shumë bujë, ndonëse ka qenë i pritshëm. Festa e tifozëve të kësaj skuadre ka qenë e madhe, edhe ngaqë kishin plot 26 vite që e prisnin atë.

Por në këtë sukses nuk kanë munguar për të dhënë kontributin e tyre edhe futbollistët shkodranë. Rubin Hebaj dhe Erald Çinari kanë qenë ata të cilët e shkruan emrin e tyre në librin e artë si kampionë me Partizanin.

Por historia e shkodranëve “të kuq” nuk ka nisur sot. Ajo ka filluar që në vitin 1946 kur u krijua kjo skuadër dhe vazhdon edhe sot. Një konstatim të tillë e ka bërë edhe një emër i njohur, ish- sekretari i përgjithshëm i FSHF-së dhe ish- drejtori i Partizanit, Eduard Prodani që me një status në profilin e tij në facebook shkruan:

“E çuditshme historia. Shkodranet gjithmone kane shkelqyer te Partizani. Pas Sukajt, ishte Hebaj qe fitoi nje derbi, kurse sot Çinari. Me sa duket shkodranet e medhej te viteve 40-50 qe bene historine te Partizani kane mbetur pergjithmone ne ADN e tij…”- do te shkruante ne statusin e tij Prodani.
© shkodrasport.com