I ftuar në emisionin Fair Play nga Enkeleida Zeko në News 24, ish-sekretari i përgjithshëm i FSHF, Eduart Prodani, shprehet se e parandiente këtë situatë kritike të Vllaznisë.

Gjë që ia kishte thënë edhe zonjës Voltana Ademi, kryetares së bashkisë Shkodër, por kishte mbetur i befasuar nga besimi që kishte parë në kampin shkodran.

“Është mangësi e madhe e atyre që bëjnë politikat në futboll, që nuk promovojnë privatizimin e klubeve.

Për Vllazninë them që nuk ka shpresë tjetër, përveç privatazimit. Personalisht, e parandieja situatën, dhe këtë shqetësim ia kam thënë Kryetares së Bashkisë.

Vura re që ata ishin të sigurt dhe me besim, nuk e di ku e gjenin këtë besim, por kësaj here nuk ndodhi kështu.

Ndryshe nga ekipet e Teutës dhe Kamzës, që mblodhën forcat në këto ndeshjet e fundit, kjo nuk ndodhi tek Vllaznia.

Tek Kamza ka edhe diçka tjetër, që menaxhoi edhe mediat, dhe nuk u shpreh shumë për këtë çështje.”/panorama-sport/