Ish-sekretari i FSHF, Eduart Prodani në studion e Sport Neës, është shprehur se është kundër përdorjes së anës politike në bojkotin e klubeve, ndërsa thekson keqmenaxhimin e klubeve duke qenë se ato fitojnë 100 dhe më pas shpenzojnë 500.
“Nuk jam kundër se kërkesat deri diku janë të drejta. Jam kundër përdorjes politike. Këto duheshin diskutuar në 20 vitet e fundit, por vendosja ultimatumeve dhe qartazi jo nga Liga, të bën të mendosh që dikush nga pas lëviz mekanizmat. Kërkoni në Google kur një Ligë të bëjë grevë, është pa sens. Ka bojkote futbollistësh, tifozësh por nuk kam dëgjuar të tillë bojkot.
Klubet të bënin bojkot kundër Federatës, dolën me gjeste politike. Kjo dëmton futbollin dhe jo forcat poltike. Përdorimi politik është i dëmshëm. Vënia në presion politik, nuk e lehtëson problemin.
Klubet shqiptare fitojnë 100 dhe shpenzojnë 500, janë sjellë si të droguar. Unë e di si funksionon futbolli, çfarë do kishte ndodhur sikur paratë e hedhura në ndërtime do ishin investuar në komplekse për të rinjtë. Duke futur edhe zyrat e reja të FSHF.
Ligji i Sponsorizimit përdoret për te nxitur futbollin në nivel amator dhe dikush që do të ndihmojë shkon ndihmon. Klubet profesioniste kanë më shumë marrëveshje komerciale”, u shpreh Prodani. /VipSport