Java që u mbyll në futbollin shqiptar në Kategorinë Superiore dhe atë të Parë solli disa rezultate interesante. Duke e bërë kështu garën më intriguese deri në fund, protagonistë në disa prej ndeshjeve të këtij raundi ishin edhe futbollistët shkodranë. Ku disa prej tyre madje gjetën edhe golat me skuadrat respektive.
Duke filluar nga Ildi Gruda i Teutës, i cili e golin e tij kundër Kukësit i dha një 3 pikësh me shumë vlera ekipit të drejtuar nga Edi Martini. Tashmë bregdetarët i janë larguar fundit të tabelës dhe për herë këtë sezon ndodhen në ‘sipërfaqe’.
Shkodranët ishin protagonistë edhe në ndeshjen e Kategorisë së Parë mes Skënderbeut dhe Orikut të përfunduar në shifrat 4-1 për korçarët. Kështu për skuadrën bregdetare të Orikut shënoi një super gol, Eraldo Deda.
Pavarësisht se rrjeta e tij shkurtoi shifrat momentale në 2-1, nuk e ndihmoi skuadrën në fund, pavarësisht se për Deden ky është një gol që jep moral. Një tjetër shkodran që shënoi në këtë duel ishte dhe Uendi Vecaj i Skënderbeut, ku mëngjërashi vulosi shifrat përfundimtare 4-1.
Një paraqitje shumë pozitive zhvilloi edhe shkodrani tjetër i Skënderbeut, Ardit Nikaj. I cili ishte i pafat sepse arriti që të godiste traversën gjatë ndeshjes. Një ndeshje shumë të mirë në Azerbajxhan zhvilloi edhe Belajdi Pusi, i cili dhuroi asist në fitoren 0-2 të skuadrës së tij. Të gjithë këta futbollistë janë prodhim i akademisë Vllaznia, që ndër vite ka prodhuar elementë të spikatur në futbollin shqiptar.
Endri ÇINARI
https://youtu.be/oo5gM_yTczU[/embe