Kategoria Superiore ka ulur siparin pak minuta më parë, ku ka dhënë verdiktet jo përfundimtarë. Skënderbeu rikthehet kampion, ndërsa lufton për mbijetesën Vllaznia dhe Lushnja, në “valle” është edhe Teuta. Megjithatë, këtu nuk do të ishim vetëm në saj të futbollistëve, por edhe të gjyqtarëve që disa herë me dashje e disa herë për shkak të gabimeve njerëzore kanë ndikuar në garë. Por, në tërësi kanë notë pozitive. Megjithatë, ata nuk janë vetëm “robotë” të gjykimit në fushën e futbollit, por kanë dhe një profesion që i përkushtohen çdo ditë e më shumë për karrierë dhe për të ardhura.
E nisim nga më i riu i FIFA-s, Juxhin Xhaja. Xhaja edhe pse i përfolur për penalltinë që i dha Laçit një javë më parë, është padyshim një nga më të saktët në elitën e futbollit shqiptar. Me profesion është jurist, teksa punon në rolin e specialistit në Drejtorinë e Hipotekës në Tiranë.EDS