Nga Gjergj KOLA

Ne Shkoder jane me qindra femije e te rinj qe merren me futboll dhe kane endrra te medha per te ardhmen e tyre. Kuptohet qe me kalimin e viteve, gjerat marrin drejtime te ndryshme per secilin prej tyre, por e rendesishme eshte qe pasioni per kete sport eshte i madh tek ata.

Sot do te ndalemi tek nje djalosh i cili “fle dhe zgjohet” me futboll. E ushtron prej 4 vitesh e gjysem, por nga ana tjeter spikat edhe me menyren si ben tifozllek ne çdo ndeshje te Vllaznise sepse eshte tifoz i zjarrte i kesaj skuadre. E kemi fjalen per Jurind Matoja. Ai eshte datelindjes 15 janar 2013 (pas dy muajsh mbush 12 vjeç) dhe eshte futbollist i Akademise “Djelmnia Shkodrane”.

E ka nisur futbollin ne moshe te vogel, duke patur edhe nje lidhje familjare me sportin sepse e ëma- Branka ka luajtur fillimisht volejboll me ekipin e te rejave te Vllaznise me trajneren Nora Deda ne vitet 2001-2005 dhe me pas per 4 vite te tjera ka qene pjese e ekipit te basketbollit te te rriturave nen drejtimin e trajnerit Rajmond Rasha ne vitet 2005-2009.

Per momentin, Jurindi eshte “i ndare” mes te luajturit futboll, por edhe te berit tifozllek sepse eshte shume i dhene pas Vllaznise dhe nuk le ndeshje te saj pa ndjekur nga shkallet e stadiumit. Me siguri qe me kalimin e viteve, njeri prej ketyre dy pasioneve do te mbetet me pas, por ai eshte i vendosur per ta çuar deri ne fund endrren e tij.

Eshte rregjistruar prane saj para 4 vitesh e gjysem dhe nga dita ne dite shihet qarte progresi i tij. Kuptohet qe ka ende edhe shume rruge per te bere sepse eshte ne hapat e pare te karrieres se tij por premisat jane per t’u bere nje futbollist i mire. Po e shfaq kete ne kampionatet rajonale ku luan, por e ka bere nje gje te tille edhe ne disa turne qe ekipi ka marre pjese ne Angli dhe Maqedonine e Veriut ku ka marre vleresime shume pozitive nga specialistet.

Trajneri i pare i cili ka punuar me te ka qene Bledar Marshiq. Duke folur ne lidhje me kete lojtar, ai do te shprehej: “Jurindin e kam stervitur per dy vjet dhe kam pare tek ai disa elemente shume te mira. Goditjen me te majten e ka te lindur, nje futbollist qe pozicionin e tij te preferuar e ka ate te mbrojtesit te majte, por fare mire mund te luaje edhe si mesfushor ne kete krah, apo dhe si qendermbrojtes. Une mendoj se nese vazhdon te punoje fort ne stervitje, do te kete nje te ardhme te sigurte”.

Nje tjeter trajner qe e ka stervitur po ashtu per dy vjet eshte edhe Fatmir Marku i cili per te plotesuar profilin e ketij futbollisti, do te shtonte: “Kemi te bejme me nje femije qe din te luaje bukur futboll. Mbi te gjitha ajo çfare kam konstatuar eshte se Jurindi e dashuron kete loje dhe ndryshe nga shume bashkemoshatare te tij, ai nuk e njeh fjalen “mungese” ne stervitje, edhe nese eshte shi, edhe nese eshte diell, ai eshte gjithmone i pranishem.

Kemben e majte e ka si pike te forte, por kuptohet qe detyra jone si trajnere eshte qe te punojme me te, per ta permiresuar edhe ne aspekte te tjera sepse vetem keshtu, mund te ece perpara dhe te arrije te luaje ne nivele te larta”.

Nderkohe ndonese eshte nje vit me i vogel, Jurindi kete sezon po luan me ekipin U13 te “Djelmnia shkodrane” qe drejtohet nga trajneri Astrit Prençi. Ka vetem pak muaj qe e stervit, por ai ka evidentuar disa cilesi shume te mira tek ky sportist dhe jo me kot ka kembengulur qe ai te jete pjese e ekipeve kombetare rajonale sepse e meriton nje gje te tille.

“Do ta cilesoja si nje superlojtar. Luan si qendermbrojtes, por edhe mbrojtes i majte. I perdor te dyja kembet mire, ndonese e preferuara eshte e majta. Di te vendoset mire ne fushen e lojes, ka shtatelartesi dhe eshte pozicional. Jurindi eshte shume i perkushtuar dhe i rregullt, jo me kot i kam dhene shiritin e kapitenit.

E ka nisur futbollin qe ne moshen 7 vjeçare dhe gjate ketyre viteve po formohet tek “Djelmnia shkodrane”, nderkohe qe tashme eshte detyre e jona si trajnere qe ta permiresojme edhe me shume edhe ne aspekte te tjera te lojes. Shoh qe edhe prinderit i qendrojne shume afer dhe kjo eshte diçka shume e mire dhe keto faktore jane nje plus i madh. Nese Jurindi vazhdon te stervitet me pasion edhe ne te ardhmen, jam i sigurte se ka per t’u bere nje futbollist i mire”- eshte shprehur Prençi.

Çfare thotë vetë Jurindi?

“Luaj ne mbrojtje, por me pelqejne shume sulmuesit. Nga shqiptaret kam nje simpati shume te madhe per kapitenin e Vllaznise Bekim Balaj, ndersa nga te huajt me pelqen Mbappe. Une dua te punoj shume dhe te behem nje mbrojtes sa me i mire, per ta ndihmuar gjithmone skuadren time per te mos pesuar gola. Endrra ime? Te veshe nje dite fanellen e skuadren se zemres, Vllaznise”.


Jurindi- tifoz

Sa here qe Vllaznia luan ne “Loro Boriçi” eshte gjithmone prezent ne shkallet e stadiumit per ta mbeshtetur ate. Kurrsesi dhe per asnje arsye nuk mundet te mungoje. I shoqeruar kryesisht nga prinderit, por edhe fqinje apo miq te familjes, ai e gjen menyren dhe kohen per te qene ne stadium. Kuptohet qe shalli i Vllaznise nuk i mungon asnjehere ta kete me vete. Ashtu si dhe fanella e ndonjerit prej lojtareve te skuadres se tij te zemres. Nje rast vertete i veçante dhe padyshim qe eshte kenaqesi shume e madhe ta shohesh nje 12 vjeçar duke brohoritur papushim per ngjyrat kuqeblu./www.shkodrasport.com/