Me nje karriere si portier te mbetur ndoshta as ne mes te rruges dhe mbase as ne mes jo, por gjithsesi me kujtime te bukura per aktivizimin edhe ne Superlige, ai prej pak vitesh tashme ka nisur punen si trajner portieresh. E kemi fjalen per Arvjo Fishten i cili prej tre vitesh eshte pjese e Akademise “Djelmnia shkodrane” ku po ben nje pune shume te mire dhe me siguri qe shume shpejt do te shohim portiere te dale pret duarve te tij duke luajtur ne nivele te larta.
Po kush eshte Arvjo Fishta? Ka lindur ne Shkoder ne vitin 1987 dhe qe ne moshe te vogel zgjedh te luaje futboll duke u angazhuar me ekipet zinxhir te Vllaznise ku trajner ka te mirenjohurin Ferid Borshi.
Por pikerisht ne moshen 17 vjeç ai realizon endrren e madhe: Te luaje ne Superlige. E ben kete me ekipin e Laçit i cili ne sezonin 2004-2005 po kalonte momente te veshtira dhe si rrjedhoje iu larguan shume prej lojtareve titullare.
Si rrjedhoje e duan Fishten ne porte dhe keshtu ndodh ndonese ai eshte vetem 17 vjeç, por luan gjate gjithe kohes si titullar. Me renien e kesaj skuadre nga Superliga, do te kalonte tek nje skuader tjeter po e Superliges- Shkumbini ku trajner ishte i mirenjohuri Faruk Sejdini. Aty eshte portier i dyte dhe ne gjysmen e dyte te sezonit 2005-2006 do te kalonte tek Turbina qe luante ne kategorine e pare. E beri kete zgjedhje per te luajtur si titullar dhe ia doli me sukses.
Ne sezonin 2006-2007 kalon tek Kastrioti, edhe ky ekip i Superliges ku eshte portier i dyte por ne fund te sezonit peson nje demtim te rende ne ligamentet e gjurit dhe si rrjedhoje ketu i thote lamtumire karrieres si futbollist ndonese ishte vetem 20 vjeç ne ate periudhe!!!
Pas lenies se futbollit, disa vite shkeputje, plot 10 te tilla derisa ne vitin 2017 i bejne nje ftese per te filluar pune si trajner portieresh tek Akademia Rozafa ku qendron dy vjet. Ne vitin 2019 nderkohe kalon tek “Djelmnia shkodrane”, aty ku vazhdon te jete edhe sot pas tre vitesh dhe me siguri do te jete edhe shume me gjate sepse ka gjetur nje ambjent qe i pershtatet dhe ku ndjehet mire.
“Arsyeja pse jam tek “Djelmnia” eshte fryma pozitive dhe bashkepunimi ne grup. Motivi jone eshte edukimi i femijeve si individ e pastaj si sportista profesioniste. Prioriteti une jane mireqenia emocionale dhe fizike e femijeve”- thote ne prononcimin e tij per gazeten “Shkodra Sport” trajneri Fishta.
Ne punen e tij aktuale eshte i perqendruar tek 2-3 elemente qe sipas tij premtojne shume, prandaj shton: “Tek mosha U13 eshte Rei Lekaj dhe tek mosha U15 eshte Marjan Ndoj, dy portieret qe premtojne. Po ashtu eshte edhe Ledio Tahiri tek U17 i cili po tregon rritje nga dita ne dite me punen shume intensive qe po zhvillojme ne prag te fillimit te kampionatit te kategorise se pare”.
Po cili eshte parimi i punes i trajnerit Arvjo Fishta? Pergjigja e tij eshte e thjeshte: “Krijimi i nje raporti sa me te afert me portierat qe ato te japin maksimumin e tyre. Gjithashtu, puna individuale ne varesi te pikave te dobeta te secilit nga portieret. Si çdo tranjer edhe une dua qe te shikoj sa me shume portiera qe luajne per ekipe te para siç eshte rasti i Sinan Danit qe tani luan me Burelin dhe qe une e kam stervitur kohe me pare”.
Ku e shikon te ardhmen si trajner? “Ajo i takon se ardhmes, duke ngjitur shkallet gradualisht drejt nje ekipi te pare”- pergjigjet Arvjo Fishta, trajneri i portiereve i Akademise “Djelmnia shkodrane”.
Gjergj KOLA