“Djelmnia shkodrane” eshte nje nga Akademite aktualisht me te mira ne Zonen e Shkodres. Drejtuesit e saj kane krijuar kushte shume te mira stervitje, kane ofruar disa risi ne menyren e te punuarit dhe perpos kesaj, kane perzgjedhur edhe stafin e trajnereve qe punojne me grupmoshat e ndryshme. Njeri nder ta, qe i eshte bashkuar ketij projekti qe prej vitit 2020 eshte edhe Bledar Marshiq.

Punon prej 15 vitesh si trajner moshash, ka marre edhe licensar perkatese, fillimisht UEFA C dhe me pas UEFA B dhe ka arritur te lere gjurme kudo ku ka drejtuar duke permendur me kenaqesi sot disa prej emrave qe ka stervitur ne vite dhe qe kane bere e po bejne emer. Megjithate per te mesuar diçka me shume ne lidhje me te, filozofine e punes se tij, apo dhe te rejat qe ofron sot “Djelmnia shkodrane”, gazeta e ka intervistuar dhe me poshte do te keni mundesi ta ndiqni me gjeresisht prononcimin e tij per “Shkodra Sport”:


– Bledar, a mund te na tregoni cilat kane qene fillimet tuaja ne trajnim?

Ka qene viti 2007 kur e kam filluar punen si trajner. E kam filluar ne shkollen “Salo Halili” me nje shoqate spanjolle. Per kete i jam mirenjohesh drejtorit te shkolles ne ate kohe Astrit Çaku i cili me dha mundesine qe une te jem trajneri i shkolles dhe per kete e falenderoj shume. Per dy vite me rradhe qe une isha trajner i shkolles “Salo Halili”, kemi fituar 4 kupa dhe pjese e atij grupi lojtaresh qe ishin shume te mire, ishte edhe Ardit Krymi, lojtari qe me pas shkelqeu me Vllaznine dhe qe une pata fatin ta trajnoj per dy vite me rradhe.

– Me pas, ku e vijuat punen tuaj?

Ne vitin 2009 fillova trajner me Shoqaten “Shpresa”. Aty qendrova dy vite rresht edhe per kete i jam shume mirenjohes preofesor Ardit Manit ku une punova per dy vite.


– Rozafa ishte stacioni juaj i trete?

Po, mese e vertete. Ne vitin 2011 kalova tek shoqata “Rozafa” dhe kam punuar bashke me profesor Fatmir Paçramin dhe Ermal Aren. Me te patem shume sukses dhe prej kesaj Akademie kane dale shume sportiste, shumica e te cileve jane aktualisht pjese e Akademise Vllaznise ku une mund te veçoj futbolliste si Mersian Muliu, Arjet Bizi, Rei Boshti, Dean Baçina, Ermir Rekaj, Eskid Lumçi, Egert Selmani, Smerald Marshija, Xhoel Hajdari, Gerald Kubazi etj. Kam punuar gati 9 vite tek FC Rozafa dhe mendoj se une aty u rrita shume si trajner.

– Nderkohe prej vitit 2020 jeni bere pjese e “Djelmnia shkodrane”. Pse kete zgjedhje?

Oferten e drejtuesve e mireprita dhe u bere pjese e “Djemnise”. Ndjehem shume mire dhe komod ne punen time. Stafi eshte i mire dhe prandaj vijoj te jem pjese e saj.


– Çfare ka te veçante kjo Akademi?

E veçanta kryesore, e perseris, eshte stafi shume i mire qe ka. Jane trajnera qe kane deshire te punojne me shume pasion dhe ka nje president si Benardin Kulla qe ka primare nxjerrjen e sa me shume elementeve cilesore, per t’i dhene pastaj mundesine qe te provohen ne ekipe te huaja.

– Ju aktualisht cilin ekip drejtoni?

Une punoj me grupmoshat U7 dhe U9.


– Cili eshte prioriteti juaj i punes si trajner me femijet?

Ne rradhe te pare eshte kenaqesi te punosh me ta por nga ana tjeter, kryesore eshte kujdesi ndaj tyre qe femijet te jene te kenaqur me punen qe bejme.

– Edhe ne turneun e Ohrit pak kohe me pare, ekipi qe ju drejtoni spikati. Luani bukur si ekip?

Eshte e vertete qe ne turneun e Ohrit pak kohe me pare ne morem pjese me ekipin U11 qe une drejtoja dhe ky ekip spikati me lojen e bukur dhe fair-play qe treguam. Jam shume i kenaqur dhe keto turne u sherbejne shume femijeve per rritjen e tyre ne sport.


– Çfare synoni ne sezonin e ri?

Per sezonin e ri synojme qe te regjistrojme sa me shume femije ne Akademin tonee qe te kemi masivitet dhe me punen qe bejme te nxjerrim sa ma shume elemente per te ardhmen e tyre.

– Mundesia qe u jep presidenti Kulla elementeve me te talentuar te kesaj Akademie per t’u testuar dhe per t’u transferuar jashte vendit, a eshte nje tjeter arsye pse femijet e talentuar duhet te zgjedhin “Djelmnine shkodrane” per te vazhduar karrieren e tyre?

Mundesia qe u jep pesidenti Kulla eshte qe keto femije te provohen jashte vendit dhe kur paraqiten mire dhe te firmosin me ekipet e tjera jashte Shqiperise. Nje gje te tille pak ose aspak po e bejne Akademite e tjera dhe prandaj femijet e talentuar kane nje arsye me shume per te zgjedhur “Djelmnia shkodrane”.
Intervistoi: Gjergj KOLA