Klubi Vllaznia ka zyrtarizuar ditën e djeshme emrin e anglezit Dean Paul Sibson për postin e trajnerit të ekipit U21. Anglezi pritet të mbërrijë këto ditë në Shqipëri për të nisur punën me këtë ekip.

Ky emërim është një befasi, por në fakt drejtuesit e klubit qe sezonin e kaluar kane folur per nje anglez qe do te emeronin ne krye te ekipit U21. E nese vjet nuk u be realitet, sivjet tashme ky eshte nje fakt i kryer dhe ai eshte vene ne krye te tij teksa do te nise shume shpejt punen me ekipin.

Po kush eshte Dean Paul Sibson? Ka filluar t’i pëlqejë puna e trajnerit dhe menaxherit që në moshën 17 vjeçare teksa nis të punojë kryesisht në shkolla dhe në komunitet dhe kështu do të vazhdonte për 5 vite me rradhë. Në vitin 2008 do të merrte liçensën UEFA B, ndërsa në vitin 2013 do të fillonte punë në Akademinë e Wigan Athletic.

Më pas do të punonte edhe në ekipet e moshave në Stoke City, Yeovil Town dhe Wolverhampton, ndërsa në vitin 2015 do të emërohej menaxher i ekipit të parë të “Congleton Town” të cilën e ngjit një kategori më lart. Do të vazhdontë të punonte me ekipe të tjera dhe në vitin 2017 ndërkohë pranon një ofertë për të shkuar në Islandë për të drejtuar ekipin e femrave IBV.

Me këtë ekip do të renditej në katër vendet e para të kampionatit dhe do të mbërrinte deri në finale të Kupës. Më pas do të emërohej trajner i parë i klubit suedez të divizionit të tretë Grythyttan IF duke fituar edhe vendin e parë si kampion.

Kjo bëri që Sibson të kërkohej në Finlandë ku emërohet kryetrajner i PS Kemi, por aty qëndron vetëm pak sepse klubi do të shkrihej për arsye financiare. Do të kalonte në ekipe të tjera ku gjithmonë është dalluar për një seriozitet të madh në punë.

Tashmë ndërkohë pritet të mbërrijë në Shqipëri për të punuar me ekipin Vllaznia U21 ku padyshim që prioritet do t’i jepet elementit të ri dhe me perspektivë, për t’i bërë gati për ekipin e parë./SHKODRA-SPORT.COM/