Ikona e volejbollit, Lulzime Duka, u lind në Tiranë me 8 dhjetor 1959. Pasioni i saj që në moshë të vogël ishte sporti dhe 16 vjeçe u angazhua me ekipin e partizanit për të kaluar më pas të Dinamo. Lula, ashtu sikurse të gjithë e njohin, ështe një nga volejbollistet më të mira që ka bërë histori në ekipin e Dinamos i cili korri sukses edhe jashtë kufijve.
Raiffeisen Bank

Karriera e saj me sportin nisi që në moshë të re, por 16 vjeçe u katapultua në volejboll, fillimisht me Partizanin e më vonë me ekipin e Dinamos.Lula, sikurse të gjithë e njohin tregoi shumë vullnet dhe aftësi në volejboll por jeta e saj mori një kthesë ndryshe kur babain ja burgosen.

Kur sapo kishte nisur karrieren si volejbolliste, babai i saj u burgos me akuzën për “agjitacion propagandë”. Ajo tregon se në atë kohë baba ii saj ishte shofer i linjes Albani dhe ishte një lloj kurthi për t’i zënë vendin e punës. Sipas Lulzime Dukës babai i saj ka qenë në një drekë me disa shokë dhe dikush i thotë që ta ngremë këtë gotë për Enver Hoxhën por babai i saj iu përgjigj “çfarë pune ka Enver Hoxha këtu, në këtë drekë”. Kjo mjaftoi që ai të spiunohet dhe të arrestohej, burg për 8 vite…

Kjo ishtë një goditje e madhe për Lulzime Dukën por edhe motrën e saj, te dyja sportiste, që kjo situatë jo vetëm që i plagosi shpirtërisht port ë dyja u hoqën nga puna dhe sporti.

Për familjen Duka gjithcka ndryshoi kur trajneri i Dinamos Kreshnik Tartari duke besuar te talenti i Lulzime Dukës kërkoi që ajo të luante për Dinamon. Për familjen e saj ky ishte një lajm i pabesueshëm, madje volejbollistja tregon që mamaja e saj i tha: “Na lër rehat në mërzinë tonë.”

Lulzimja nisi në ekipin e Dinamos dhe babai i saj doli nga burgu sepse në atë kohë ky ekip ishte i ministrisë së brendshme, ministri e cila kishte futur babain e saj në burg.

Nga ky moment vazhdoi karriera e saj në ekipin e Dinamos, i cili përfaqësoi Shqipërinë dhe rrëmbeu kupa edhe jashtë vendit, duke fituar në Mesdhe, në Ballkan dhe duke u kualifikuar në top treshën e Evropianit.

Jeta personale po ashtu një histori sa emocionuese aq edhe e trishtë. Një nga momentet më të bukura që Lula kujton ishte se si braktisi dasmën e saj sepse po atë ditë duhej të shkonte në stadium se kishte ndeshje. Në “Profil” ajo rrëfen se hoqi fustanin e nusërisë bashkë më karficat dhe shkoi të luante në Shkodër. Atje ekipi i Dinamos fitoi dhe pastaj u kthye sërish në dasëm ku i gjeti dasmorët duke kërcyër.

Një moment tjetër që ajo ndau me ne ishte humbja e bashkëshortit të saj, të cilin ja vranë, një moment i vështirë për jetën e saj… por sporti e ndihmoi të ngrihej në këmbë sërish…