Diten e neserme do te nise java e 23-te e “Abissnet Superiore” teksa do te luhen tre prej ndeshjeve te saj dhe java do te mbyllet diten e shtune me dy sfidat e tjera. Te pakten ne leter jane disa ndeshje shume interesante qe mund te prodhojne edhe rezultate surprize.

Pikerisht per kete arsye, gazeta “Shkodra Sport” ka kontaktuar me gazetarin e mirenjohur dhe njekohesisht mikun e portalit tone Ervin Baku, si nje njohes shume i mire i futbollit shqiptar, per te marre prej tij nje prognoze te ketyre ndeshjeve te cilen mund ta ndiqni me poshte:

1. Erzeni vs Laçi X

Një ndeshje shumë delikate për të dyja skuadrat. Ato kërkojnë kthesën në kampionat. Këtë sezon i kanë ndarë pikët. Me nga një fitore 1-0 secila. Ndeshje shumë e fortë. Do të ruhen të  dyja. Për të mos humbur. Parashikoj një barazim.

2. Bylis vs Egnatia 1

Këtë sezon, avantazhi shkon për ballshiotët. Me një fitore në Rrogozhinë dhe një barazim në Ballsh. Bylis luan futboll të bukur dhe duhej të kishte të paktën 4 pikë më shumë në klasifikim. Parashikoj një fitore të vendasve.

3. Kukësi vs Partizani X

Partizani është favorit. Në këtë sezon dhe në 4 ndeshjet e fundit të kuqtë e kanë mundur Kukësin. Por çdo seri negative e ka një fund. Parashikoj një barazim. Që do të kënaqte të dyja skuadrat.

4. Tirana vs Teuta X

Tirana është favorite. Por, në letër. Teuta është forcuar shumë. Me ardhjen e Martinit, gjendja ka ndryshuar 180 gradë. Oreksi vjen duke ngrënë. Durrsakët nuk dalin pa pikë nga kjo sfidë.

5. Vllaznia vs Kastrioti 1

Vllaznia është pretendente për titullin. Bashkë me Tiranën dhe Partizanin. Por, titulli fitohet duke mundur skuadrat e ashtuquajtura “të vogla”. Por të tilla nuk ka në këtë kampionat. Kastrioti është një skuadër agresive, me shpirt gare, me dinamizëm. Rikthimi i Çeles i ka forcuar shumë. Fizikisht dhe mentalisht. Parashikoj një fitore të vendasve. Me një kusht, të luajnë sikur kanë përballë Tiranën ose Partizanin.