Presidenti e ka dhënë premtimin dhe mezi pritet vendimi
Ardjan Takaj, presidenti i Skënderbeut është duke investuar sërish fuqishëm te Skënderbeu, madje objektivi që ka thënë “bosi”, trajneri Shehi, apo lojtarët dhe drejtuesit, është sërish titulli i radhës kampion.
Nuk ka as mëdyshjen më të vogël që kjo skuadër këtë dekadën e fundit ka “lindur” dhe do të vazhdojë të jetë e madhe.
Ndërkohë që Skënderbeu do të vazhdojë të luajë për të qenë sërish kampion edhe superligën e re 2018-2019, e gjithë vëmendja prej shumë kohësh është kthyer nga CAS-i.
Në fund të këtij viti do të vijë vendimi i madh dhe përgjigja zyrtare në lidhje me atë dënim 10-vjeçar që kemi marrë dhe të gjithë në Korçë që nga presidenti, drejtuesit e klubit, lojtarët, tifozët dhe gjithë qyteti, janë optimistë se drejtësia do të vihet në vend me këtë vendim që do të merret.