Kukësi i sezonit të ri pritet të jetë mjaft konkurrues dhe njëkohësisht kompetitiv. Me emërimin e trajnerit Skënder Gega në krye të pankinës, verilindorët tashmë i kanë besuar gjithçka tropojanit. Objektiv kryesor do të jetë titulli kampion.

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë sezon, presidenti Safet Gjici i ka lënë dorë të lirë trajnerit për të larguar dhe afruar në skuadër lojtarët që dëshiron. Deri më tani ka pasur shumë lëvizje te kuksianët.

Por, ajo që duhet thënë është se kujdesi është i madh në afrimet që Gega bën. Bashkë me të po punon edhe Pero Pejiç, i cili është njohës i mirë i futbollistëve jashtë vendit, veçanërisht në Kroaci. Në kampin verilindor janë të bindur se Kukësi i sezonit të ri do të jetë skuadra për t’u mundur.

Eksperienca e Gegës, që para 3 vitesh fitoi titullin e fundit me Partizanit, pritet t’i japë një ndihmë të madhe kuksianëve të cilët do të luajnë në këtë edicion futbollistin në stadiumin e tyre.