Që prej largimit të Tefik Osmanit, posti i drejtorit sportiv te Tirana ka mbetur bosh. Me mbylljen e kampionatit, bardheblutë nisin punën për sezonin e ri. Do të jetë një revolucion masiv e do të nisë që nga bordi drejtues, te stafi teknik e më pas organika e ekipit.
Për ta realizuar këtë duhet dora e një drejtori sportiv dhe presidenti Halili e ka gati emrin.
Burime të sigurta pranë klubit bëjnë me dije për Newsport.al se Ilion Lika është i besuari i kreut të bardhebluve për projektin e ri.
Ish-gardiani që ka fituar gjithçka me Tiranën e njeh në ‘pëllëmbë të dorës’ ambientin bardheblu dhe pas më shumë se një dekade si lojtar, tani pritet të japë kontributin e tij në bordin drejtues. Projekti i ri nis nga ai dhe Refik Halili i ka besuar ‘çelësat’ e skuadrës ish-kapitenit.