Një tjetër klub po hyn në garë për João Félix. Sipas gazetës angleze “The Guardian”, Aston Villa ështtë e interesuar për shërbimet e portugezit sezonin e ardhshëm.
I njëjti burim shton se lojtari 24-vjeçar pëlqehet shumë nga trajneri i “Villans” Unai Emery, i cili admiron lojtarët e aftë për të luajtur në të gjitha pozicionet sulmuese. Skuadra e qytetit të Birminghamit më pas do të përgatisë një sulm për ish-lojtarin e Benficas, megjithatë, fillimisht duhet të përfundojë shitja e Moussa Diaby.
Marrëveshja mund të vuloset për një vlerë prej 55 milionë eurosh.
Me qëndrimin tek Atlético e Madridit, me të cilën ai ka një kontratë deri në vitin 2027, jashtë diskutimit qëndrimin te Barcelonë gjithnjë e më pak të mundshëm, një rikthim në Premier League mund të jetë në interes të sulmuesit.