“Mirror” zbulon mesazhin e pronarëve të Liverpulit për objektivin e këtij sezoni. Amerikani Xhon Henri i ka kërkuar trajnerit gjerman që këtë edicion prioritet të ketë Premier Ligën, që në “Anfield” nuk festohet prej 30 vitesh, përpara Champions-it.
Por përpara se të mendohet për të, Liverpuli duhet të fitojë një tjetër trofe të mërkurën në Stamboll, Superkupën e Europës. Van Dajk nuk ua ka kursyer një shigjetë rivalëve të Çelsit.
“E dimë që Çelsi ka shumë cilësi, sepse kanë fituar Ligën e Europës, prandaj duhet të jemi të përqendruar.
Por ata nuk do të jenë rivalët tanë për titullin e Premier Ligës. Është ende shumë herët për të folur”, tha mbrojtësi holandez.