Manchester United po përjeton një moment të keq jo vetëm në rezultate dhe lojën e treguar, por gjendja nuk është e mirë as në financat e klubit.

Bashkëpronari i “Djajve”, Sir Jim Ratcliffe, ka marrë një tjetër vendim drastik duke pushuar së paku 200 punëtorë të klubit, për shkak të humbjes financiare të pesë viteve të fundit.

Kujtojmë se Ratcliffe edhe vitin e kaluar pushoi 250 punonjës nga klubi, përfshirë këtu edhe legjendën Sir Alex Ferguson, i cili ishte në rolin e këshilltarit. Pra, për një periudhë prej 12-15 muajsh, Ratcliffe ka pushuar në total 450 punonjës.

Gjithashtu, Ratcliffe ka vendosur të mbyllë mensën për stafin e klubit dhe në vend të kësaj do t’u ofrohet punojësve fruta falas, masë e marrë kjo për të ulur kostot e shpenzimeve.

Vetëm lojtarët do të kenë të drejtë të hanë me shpenzimet e klubit, ndërsa të gjithë punonjësit e tjerë, përfshirë këtu trajnerin Ruben Amorim dhe stafin e tij, do u lejohet të hanë vetëm supë dhe sanduiçe me shpenzimet e klubit, pjesën tjetër duhet ta mbulojnë vetë./telesport/