Me atë superformë të treguar dhe tre gola të shënuar në ndeshjen e sotme ndaj Tiranës, Antonio Delaj i ka dhënë barazimin Vllaznisë U19.
Sulmuesi anësor ka treguar klasin e tij në ndeshje sot, duke nxjerrë në pah edhe njëherë tjetër, se është një lojtar me shumë të ardhme. Megjithatë, jo vetëm kaq. Edhe gjatë ndeshjes, Delaj ka treguar klas të lartë, duke fituar vëmendjen e të gjithëve.
Lojtari 18-vjeçar, ka folur në një intervistë për gazetën “Shkodra Sport” pas ndeshjes me Tiranën, teksa është shprehur jo vetëm për këtë superndeshje nga ana e tij, por edhe për synimet e tij për të ardhmen, pasi është një lojtar që premton me të vërtetë shumë.
“Një emocion i papërshkrueshëm për mua. Pavarësisht barazimit, shpresoj në të ardhmen të shënoj tripleta përsëri. Mungesat në formacion kishin efektin e vet, por pavarësisht kësaj besoj se, do arrijmë vendin e parë që ne meritojmë.
Të gjithë lojtarët dhe trajnerët, u gëzuan dhe më komplimentuan për golat. Jam i kënaqur me paraqitjet e mia personale, por pres më shumë nga vetja në përmbushjen e objektivave të mia personale dhe të ekipit, pra në shënimin sa më shumë të golave.
E ardhmja? Do isha krenar dhe i kënaqur të luaja me ekipin e qytetit tim, pra Vllazninë”,-mbylli prononcimin e tij, futbollisti i Vllaznia U19, Antonio Delaj.
Maringlen ZHIVANI