Lëvizjet e futbollistëve në merkato në këtë periudhë janë të shumta. Një ndër emrat që ka qarkulluar së fundmi që mund të ketë një destinacion të ri është ai i Dritmir Becit.

Mbrojtësi i kontaktuar nga “Shkodra Sport” konfirmon se ka klube të interesuara për të, por fillimisht do bisedojë me ekipin e Erzenit për vazhdimësinë e tij aty apo jo.

Beci tha: “Kam qenë pushim këtë periudhë, por kam punuar individualisht që të mbaj një formë sa më të mirë sportive. Për të ardhmen do diskutoj me drejtuesit e Erzenit, kjo pasi do vendoset edhe trajneri i ri dhe do ulem te bisedo me të për vazhdimësinë.

Është e vërtetë që në drejtimin tim ka disa oferta nga Superliga dhe Kategoria e Parë. Por fillimisht do shqyrtoj gjithçka tek shijakasit për të parë se çfarë do ndodhë më pas”.
Endri ÇINARI