Vllaznia u-19 arriti një fitore spektakolare në ndeshjen e parë të sezonit. Kuqeblutë fituan me rezultatin 4-5 ndaj Bylis në transfertë. Një ndeshje që po e humbisnin në shifrat 4-3 deri në minutën e 80-të.
Ku më pas do vinte përmbysja e madhe. Një nga protagonistët ishte edhe Ersi Zaganjori. Autori i një dopiete dhe për “Shkodra Sport” ai shprehet i gëzuar për golat e tij, por në veçanti i gëzohet fitores së skuadrës.
Zaganjori tha: “Ishte me të vërtetë një ndeshje spektakolare. Përmbysëm një takim që dukej se do humbej. Por gjej rastin të falenderoj gjithë shokët e ekipit sepse treguam karakter dhe nuk u dorëzuam deri në fund. Duke marrë kështu pikët e plota dhe duke e nisur kampionatin siç duhet.
Golat? Çdokush gëzohet kur shënon e sidomos kur ato gola i japin pikë ekipit. Ndihem mirë sepse e nisa kampionatin me gola, por akoma më shumë gëzohem sepse fituam. Duke shpërblyer punën dhe stërvitjen e përditshme që bëjmë me trajnerat tanë.
Grumbullimi nga ekipi i parë ? Secili futbollist në Shkodër patjetër e ëndërron fanellën e Vllaznisë. Unë jam i gatshëm dhe pres shansin tim që në të ardhmen të jap kontributin tim për skuadrën e Vllaznisë”.
Endri ÇINARI