Nga Endri ÇINARI
Vllaznia U-19 arriti një fitore shumë të rëndësishme ditën e djeshme në transfertë kundër Teutës në shifrat 2-3. Djemtë e drejtuar nga Elvis Plori arritën të merrnin pikët e plota në një transfertë të vështirë. Duke u ngjitur kështu në kuotën e 26 pikëve në vendin e katërt në renditje. Një nga protagonistët e takimit me golin e tij ishte edhe Gerald Kubazi.
Në një prononcim për “Shkodra Sport”, sulmuesi shprehet i gëzuar për fitoren fillimisht. Ku thekson se ekipi duhet të ngjitet në tabelë dhe po ashtu dëshiron golat të tjerë në javët e ardhshme.
Kubazi tha: “Ishte një fitore e merituar e ekipit në Durrës kundëe Teutës. Besoj se dominuam nga fillimi në fund dhe merituam fitoren. Pavarësisht se për një moment Teuta e shkurtou diferencën. Megjithatë ne zbatuam gjithçka çfarë na tha trajneri dhe ia dolëm me sukses.
Goli? Rëndësi ka fitorja fillimisht sepse skuadra duhet të ngjitet akoma më shumë në tabelën e klasifikimit. Them se meritojmë dhe kemi mundësi për më tepër për të arritur. Kam besimin se do jemi në rritje nga ndeshja në ndeshje.
5 gola deri më tani? Dua të shënoj sa më shumë dhe në çdo ndeshje. Kjo për të ndihmuar ekipin për të arritur fitore dhe suksese të tjera”.(www.shkodrasport.com)