Një nga lëzivjet e merkatos së janarit në merkaton e futbollistëve ishte kalimi i Belajdi Pusit nga Skënderbeu në kampionatin azer të futbollit. Shkodrani iu bashkua skuadrës së Turan në këtë dimër, ku tashmë është shndërruar menjëherë në protagonist.

24-vjeçari është një titullar i skuadrës që dje fitoi me shifrat 0-2 përballë Sabah Baku. Madje Pusi dhuroi edhe një asist për golin e dytë e për ‘Shkodra Sport’ ai flet shkurtimisht për këtë fitore dhe performancën apo edhe pështatjen e tij me ekipin e ri.

Pusi tha: “Morëm një fitore shumë të rëndësishme dhe jam shumë i lumtur për ekipin. Edhe unë jam përshtatur mjaft mirë, në një ambient që është treguar shumë mikëpritës me mua. Dje mund të them se ishte ndeshja ime më e mirë, ku dhurova edhe një assist, por shpresoj se shumë shpejt të shënoj. Golat do vijnë, jam i sigurtë për këtë pjesë.

Kampionati azer? Mund të them se ngjason me kampionatin shqiptar, ku luhet një futboll i fortë dhe fizik. Dhe po ashtu ekipet nuk është se kanë aq diferenca mes tyre, përjashto Qarabag që e njohin të gjithë.

Ne mundëm dje pikërisht vendin e dytë, Sabah Baku brenda në fushën e tyre. Kjo është eksperienca ime e parë jashtë vendit e uroj të bëj sa më mirë në aspektin individual, por edhe atë ekipor, ku dua të realizoj objektivat e ekipi”.
Endri ÇINARI