Nga Marinela MATIJA

E kishte deklaruar qe pas ndeshjes te se shtunes ndaj Kastriotit, por dje edhe zyrtarisht Samuel Nikaj eshte larguar nga skuadra e Pogradecit. Pas dy vitesh e gjysem ne krye te kesaj skuadre, dukej se kishte ardhur momenti per te hapur rruge. Ndoshta ngaqe edhe rezultatet e fundit nuk kane qene ato te duhurat.

Trajneri i njohur ka dhene nje prononcim te shkurter per gazeten “Shkodra Sport” ku flet per arsyet e largimit nga pankina e kesaj skuadre, por njekohesisht ka thene diçka edhe per vazhdimesine.

“Kam kaluar 2 vite e gjysem te bukura ne Pogradec. Vendosa te terhiqem per arsye personale dhe ishte nje vendim qe e mora instiktivisht i pa ndikuar nga faktor te jashtem”- shprehet fillimisht Nikaj.

Por nderkohe i pyetur nese ka patur nje krisje mes tij dhe drejtuesve te klubit, ai pergjigjet: “Nuk kishim krisje mes nesh, bile mu dha dhe kohe te reflektoj, por e kisha vendosur per arsyet e mia personale dhe ishte momenti i duhur per pasardhesin tim sepse ka 2 jave kohe te njihet me ekipin dhe te marre pergjegjesite e duhura. Une i uroj suksese ekipit, drejtuesve dhe trajnerit te ri dhe te kene edhe fatin me vete sepse na ka munguar keto kohe”.

Po çfare do te beje tani e tutje Samuel Nikaj? Pergjigja e tij eshte e thjeshte: “Te ardhmes nuk i dihet. Per momentin do kaloj kohe duke ndjekur ndeshjet e kampionatit tone por dhe te Kosoves”./www.shkodrasport.com/