Para pak ditesh zyrtarizoi largimin e tij nga Egnatia dhe kaq ka mjaftuar qe disa skuadra te tentojne ta bejne te tyrin. E kemi fjalen per mesfushorin shkodran Sebastian Spahiu. Ai ndodhet prej disa ditesh ne Belgjike prane familjes se tij, por nga ana atje per mediat ka shpjeguar edhe arsyet e largimit nga skuadra kampione.
“Kisha edhe një vit kontratë me Egnatian, ku kam përjetuar momente që nuk do t’i harroj kurrë. Kur firmosa në verën e vitit 2023, i premtova presidentit Agim Demrozi se kisha ardhur për titullin kampion. Ishte një ëndërr për një klub pa shumë histori, por bashkë ia dolëm të fitonim trofeun që aq shumë e donin tifozët dhe qyteti i Rrogozhinës.
Më besoni, kam kaluar një vit të shkëlqyer aty, pasi krijova marrëdhënie shumë të mira me të gjithë. U jam mirënjohës, u mundova të jepja gjithçka. E ndërpreva kontratën, sepse doja të isha protagonist në fushë, gjë që nuk e kisha kohët e fundit tek Egnatia”- eshte shprehur Spahiu.
Po ku do ta shohim duke luajtur Spahiun ne sezonin e ri? Ne fakt jane disa skuadra qe kane shfaqur interes per te, perfshi ketu edhe Vllaznine. Ne lidhje me te ardhmeh e tij, 24 vjeçari shkodran do te pergjigjej:
“Oferta kam pasur disa, por për momentin jam duke pushuar me familjen. Do të marr kohen time dhe më pas do të vendos. Të jem i sinqertë, janë disa ekipe që më duan në Shqipëri, por edhe jashtë vendit tonë. Shumë shpejt do të vendos mbi të ardhmen time”./www.shkodrasport.com/