Nga Endri ÇINARI
Një nga golashënuesit e ndeshjes Gramshi-Basania e përfunduar në shifrat 2-3 ishte edhe Rigers Xhahysa. Mesfushori i skuadrës bushatase shënoi golin e shifrave momentale 1-2. Për “Shkodra Sport” ai ka folur në një pronconcim pas këtij suksesi ku fantazisti thekson se skuadra meritoi gjithçka në fushën e lojës. E gjithashtu vlerëson punën e dyshes së trajnerëve Mani dhe Kola e ndërsa thotë se Basania edhe në ndeshjen e rradhës kundër Veleçikut do futet në fushën e lojës me synim fitoren.
Xhahysa tha: “Fitore shumë e rëndësishme kundër Gramshit. Pasi me situatën që shkoi, jo për faj të ekipit dhe këtë dua ta theksoj, por për shkak të padrejtësive. Erdhëm në këto rrethana ku ne të luajmë ndeshje deçizive për mesin e tabelës, shkruan shkodrasport.com
Ky sukses na jep frymëmarrje ku çunat asnjëherë nuk janë dorëzuar. E së bashku me dy trajnerët Mani e Kola që nuk e humbën kurrë besimin sot e treguam që kemi mundësi të bëjmë mirë. Kjo fitore na shton oreksin dhe pse jo të tentojmë më tepër përderisa matematika na e lejon diçka të tillë.
Goli? Jam shumë i lumtur që shënova sepse erdhi direkt pas dëmtimit të javës së shkuar, ku qëndrova jashtë. Por performanca e ekipit patjetër më kënaqi dhe lumturoi më shumë.
Veleçiku? Ndeshja e rradhës nuk na bën të mendojmë ndryshe, por të hymë në fushë për fitore dhe me besim. E unë jam i bindur që mund t’ia dalim”.(www.shkodrasport.com)