Federata Shqiptare e Futbollit ka percaktuar kalendarin e ndeshjeve te javes se 11-te te kategorise Superiore dhe takimi Vllaznia- Bylis eshte caktuar te luhet diten e shtune ne oren 14.00.
Megjithate per t’u percaktuar eshte vendi se ku do te luhet kjo ndeshje, ngaqe ne stadiumin “Loro Boriçi” sapo eshte mbjellur bari i ri dhe i duhet edhe disa dite per t’u bere gati per te pritur nje ndeshje futbolli.
Drejtuesit e klubit shkodran jane duke pare mundesine qe ndeshja te luhet diten e shtune ne kete stadium, ndonese kjo duket paksa e veshtire, megjithate tashme kur kane filluar te diskutohen edhe opsione te tjera.
Sakaq, nje propozim mjaft interesant ka ardhur nga nje emer i njohur i futbollit shkodran dhe atij shqiptar, Armir Grima. I ftuar ne emisionin “Sport Show” ai ka deklaruar: “Meqenese eshte nje takim shume i rendesishem per ekipin e Vllaznise, une do t’i sugjeroja drejtuesve te Vllaznise qe t’i kerkonin Federates Shqiptare te Futbollit shtyrjen e kesaj ndeshje.
Meqenese shume shpejt kampionati do te nderpritet javen tjeter per shkak te ndeshjeve te kombetares shqiptar, mund te gjendet mundesia qe kjo ndeshje te luhet pikerisht ne ate periudhe”.