Marcello Lippi ka sugjeruar që lojtarëve të Italisë duhet të garantohet një vend i Kupës së Botës, sapo të zgjerohet faza finale. “Azzurri” do të jenë një mungesë e dukshme në eventin madhor të futbollit, kur topi do të rrotullohet në Rusi gjatë verës së ardhshme. Një humbje mahnitëse në një përplasje në “play-off”-in me Suedinë u ka kushtuar katër herë fituesve të Botërorit mbetjen jashtë garës për një tjetër kurorë. Lippi beson se Kupa e Botës do të jetë më pak spektakolare pa Italinë dhe Holandën, të detyruara ta shikojnë nga larg këtë kompeticion, ndërsa propozon që FIFA, automatikisht t’i kualifikojë në të ardhmen si “superfuqi tradicionale”.
“Italia dhe Holanda, që nuk u kualifikuan në Kupën e Botës 2018 janë ngjarje me probabilitet të ulët, – tha Lippi për PPTV, i cili udhëhoqi Italinë drejt lavdisë së Kupës së Botës në vitin 2006.– Plani aktual i FIFA-s për të zgjeruar turneun me 48 ekipe është mjaft i arsyeshëm, sepse ai shërben për të zvogëluar gjasat e ngjarjeve të tilla me probabilitet të ulët. Unë rekomandoj që tetë skuadra evropiane dhe tetë skuadra të Amerikës së Jugut të lejohen të kualifikohen automatikisht për në Kupën e Botës. Një Botëror nuk është i plotë pa ekipe të tilla të forta. Ne duhet të respektojmë faktin se Kupa e Botës ka një histori të pritjes së superfuqive tradicionale. Argjentina kualifikohet për në Kupën e Botës në ndeshjen e fundit. Vetëm imagjinoni një Kupë Bote pa Lionel Messin, diçka që nuk duket e drejtë”.