Leo Mesi arriti të triumfonte këtë sezon, duke fituar për herë të gjashtë “Topin e Artë”. Sulmuesi argjentinas la pas vetes Van Dajkun dhe Kristiano Ronaldon, i cili nuk mori pjesë dhe e sheh veten në kuotën e 5 “Topave të Artë”.
Në vitet e fundit, Ronaldo dhe Mesi kanë dominuar futbollin botëror dhe vetëm Modriç arriti të ndërhynte mes tyre duke fituar.
Ndërkohë, Serxho Ramos ka një propozim interesant sa i përket çmimeve individuale. Mbrojtësi spanjoll shprehet se duhet të krijohet një trofe që të ndahet mes Ronaldos ose Mesit, pa i përfshirë futbollistët e tjerë ne këtë garë dhe kjo do të ishte më e mira në futboll sipas tij.
“Duhet të krijohet një ‘Top i Artë’ vetëm për këto dy futbollistë dhe t’i jepet njërit prej tyre në varësi të rezultateve. Kjo do të ishte më e mira për futbollin.
Unë do të vazhdoj të luaj deri sa të humbas dëshirën dhe për sa kohë ndihem mirë, do të vazhdoj të jap më të mirën që mundem. E shoh veten mirë dhe shpresoj të bëjë sërish paraqitje të mira në vazhdim”, u shpreh Ramos. /VipSport/