Ndarja nga jeta e “Nderit te Kombit” Sabah Bizi ka nxjerre ne skene propozime nga me te ndryshmet. Edi Martini u beri thirrje drejtuesve te Bashkise Shkoder per te marre ne konsiderate propozimin qe emrin e stadiumit nga Loro Boriçi, t’ia benin Sabah Bizi.
Nga ana tjeter edhe vete presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Armand Duka, i pranishem sot ne homazhet ne nderim te ketij kollosi, u shpreh se do shikohet mundesia qe nje impiant sportiv te marre emrin e tij.
Por nderkohe, nje propozim shume interesant ka ardhur nga presidenti i KF Vllaznia Alban Xhaferi i cili shkon me tej kur deklaroi: “Une do t’i kisha propozuar Keshillit Bashkiak dhe Bashkise Shkoder qe duke pase parasysh se po na ikin figurat me te rendesishme te futbollit dhe te qytetit, qe kater tribunat e stadiumit “Loro Boriçi”, te marrin emrat e kater korifejve te futbollit shkodran e shqiptar.
E kam fjalen per Ramazan Rragamin, Medin Zhegen, Sabah Bizin dhe Paulin Ndojen qe per fat e kemi mes nesh dhe shpresoj edhe per shume kohe. Do te ishte nje nderim dhe respekt ndaj tyre per ate kontribut te jashtezakonshem qe kane dhene”./www.shkodrasport.com/