Kampionati shqiptar i futbollit ka qenë pushim në fundjavën që lamë pas. Kjo për shkak të angazhimit që kishte Shqipëria. Ku kuqezinjtë pas barazimit 1-1 kundër Çekisë dhe fitores 2-0 ndaj Polonisë janë shumë afër kualifikimit në Euro 2026. Megjithatë duke lënë pas ndeshjet e kombëtares, Superliga rikthehet këtë mesjavë me javën e 3-të.

Ky raund do jetë i ndarë në dy ditë, ku të mërkurën do luajnë çiftet Dinamo City-Kukësi, Tirana-Skënderbeu, Laçi-Teuta dhe Egnatia-Erzeni. Vllaznia duelin e saj do e luajë të enjten në orën 18:00 kundër Partizanit. Dueli ndoshta i parë i vërtetë ndaj një kundërshtari serioz këtë sezon për kuqeblutë.

Ku përballë do jenë kampionët e vendit në fuqi dhe si çdo herë sfidat ndaj “demave” kanë goxha rivalitet. Shkodranët e nisin sot javën “anti Partizani”, për të qenë në formën më të mirë të mundshme në mesjavë.

E patjetër për të vijuar me rezultatet pozitive, ku pas dy javëve të para, Vllaznia ka fituar 3-1 ndaj Kukësit dhe ka marrë një barazim 2-2 kundër Erzenit në transfertë.

Tashmë para tifozerisë shkodrane dueli i tretë i këtij edicioni patjetër që nuk përcakton asgjë. Por mund të tregojë shumë për forcën që ka kjo skuadër. Sepse përballë nuk janë vetëm kampionët në fuqi, por një nga skuadrat më të mira në Superiore dhe pretendent edhe këtë sezon për fitimin e titullit kampion.
Endri ÇINARI