Pasditen e sotme ka zhvilluar të parin 90 minutësh me fanellën e Vllaznisë dhe përshtypjet e para për të kanë qenë pozitive. Mbrojtësi ugandez Godfrey Walusimbi ka bërë një ndeshje të mirë, pavarësisht se edhe kundërshtari ka qenë nën nivelin e kuqebluve.

30 vjeçari dukej qartë se ishte një lojtar me shumë përvojë dhe jo më kot kishte luajtur 93 ndeshje me kombëtaren e vendit të tij.Ishte i saktë në ndërhyrje, fizikisht dukej mirë dhe për më tepër kishte dëshirë që të ndihmonte sulmin.

Madje në një moment ishte shumë pranë golit me një gjuajtje me të majtën tokazi teksa topi përfundoi ngjitur me shtyllën e djathtë pingule.

Pavarësisht këtij vlerësimi trajneri Jonuz pas ndeshjes është shprehur disi me rezerva duke thënë se Godfrey ka vetëm një javë në Shkodër dhe ende nuk e ka vendosur nëse do ta aktivizojë apo jo të dielën ndaj Kukësit. Kjo ngaqë edhe Gligorova ka patur shqetësime dhe nuk është e sigurtë nëse do të jetë i gatshëm për të luajtur apo jo.

E rëndësishme është që Vllaznia tashmë ka një forcë më shumë në dispozicion dhe ai me eksperiencën e tij pritet ta ndihmojë jo pak skuadrën këtë sezon.
© shkodrasport.com