Pasditën e djeshme, Vllaznia ka zhvilluar një test kontrolli brenda-përbrenda skuadrës. Kështu, përballë njëri-tjetrit janë vendosur ekipi i parë me të dytin, por gjithsesi ka patur edhe alternime futbollistësh.
Në fund të këtij testi të kontrolli, ndeshja përfundoi në barazim me rezultatin 1-1. Në pjesën e parë ka shënuar Ildi Gruda për ekipin e dytë. Ndërkohë, në të dytën, Esat Mala do të shënonte për ekipin e parë dhe do të barazonte shifrat në 1-1.
Përfundimisht, kjo ndeshje kontrolli përfundoi në barazim 1-1, me trajnerin Migen Memelli që ishte shumë kërkues ndaj futbollistëve në këtë test miqësor brenda skuadrës. Tashmë, në ditët e ardhshme pritet të realizohen edhe përgatitjet e fundit për ndeshjen e së enjtes që do të luhet ndaj Linfield në Belfast. /Maringlen ZHIVANI/
Vllaznia A- Vllaznia B 1-1
Golat: Mala / Gruda
Vllaznia A (3-4-3): Qarri, Stojanoviç, Juriç, Cheshmedjiev, Dragoshi, Boshnjaku, Alivoda, Hakaj, Mala, Balaj, Çoba
Vllaznia B (4-4-2): Mehidri, Smajli, Paloka, Pusi, Spahija, Delaj, Pjeshka, Sala, Dodev, Gruda, Hajdari (u aktivizua: Dodaj)