Vllaznia po bën një sezon pozitiv në Kategorinë Superiore. Shkodranët ia kanë dalë të jenë mes pretendentëve për të fituar në fund titullin.

Nëse shikon kalendarin për 3 ndeshjet e ardhshme, asgjë nuk do jetë e lehtë për të besuarit e Brdariç. Nesër në program është takimi ndaj Teutës, kryesueses së kampionatit.

Më pas, me 7 maj, Vllaznia mat forcat me Kukësin. Pavarësisht se ekipi i Josës nuk është në nivelin e duhur, ka treguar se mund t’i bëj dëm kujtdo.

Më 12 maj është në plan 90 minutëshi ndaj Bylisit në Ballsh. Mallakastriotët kërkojnë pikët për të arritur në fund mbijetesën.

Vllaznia rënditet në vendin e 3-të me 53 pikë.