Tashmë është kthyer në një proverb: Nëse nuk shënon Salihi, Nojshtadi nuk fiton! Ka ndodhur kështu edhe pasditen e sotme në ndeshjen e rradhës të kampionatit austriak të kategorisë së parë. Ka qenë një ndeshje direkte në mes dy prej ekipeve më të mira, Riedit dhe Nojshtad. Ndeshja ka përfunduar në barazim me rezultatin 2-2, por me shumë emocione brenda saj. Nojshtadi i Salihit ka arritur të barazoj vetëm në minutën e 92-të të takimit.Riedi ka shënuar dy gola të shpejtë në pjesën e parë të takimit, por është suprizuar në fundin e ndeshjes.
Një gol nga ana e Miesenbok në minutën e 36-të për të hapur takimin, i përgjigjet në minutën e fundit goli i Rusek për të kthyer ekuilibrat e ndeshjes. Hamdi Salihi ka luajtur si titullar në këtë takim por nuk ka arritur të lëri gjurmë në fushën e lojës ndaj kryesuesve të Riedit. Nuk mbyllen këtu statistikat negative të sulmuesit shkodran, pasi në ditën e sotme ka humbur edhe kryesimin në listën e golashënuesve në kampionatin austriak.Nojshtadi është duke u kthyer me këmbë në tokë tashmë pasi gjendet në vendin e 3 me një barazim pikësh me Hartberg, ndërsa Ried gjendet 2 pikë më shumë se ta. Megjithatë duke parë rrethanat e ndeshjes nëse Nojshtadi do të humbiste në këtë takim atëherë do të shkëpuste të gjitha kontaktet me vendin e parë.
© shkodrasport.com