Opinion nga Roland ÇOMO

Në Shqipëri të gjithë akuza bëjnë, të gjithë kështu thonë, por problemi është se asnjë nuk jep prova, asnjë nuk denoncon në institucionet e drejtësisë. Kush e ka pranuar të paktën në Shqipëri që unë jam fajtor që ta pranojë edhe ky ish-trajneri  i Vllaznise, prandaj është mirë që kush akuzon të ketë edhe prova se kështu në ajër nuk shkon më.

Ish- trajneri i Vllaznisë e paska ditur lojën dhe cila është arsyeja që nuk e paska denoncuar të keqen? Unë mendoj se gjërat duhet të thuhen që në fillim dhe një trajner profesionist nuk duhet të pajtohet me të “keqen” sipas tij dhe nuk është as etike dhe as profesionale. Trajneri Vata vetë ka deklaruar që me këta lojtarë shikoj shumë larg dhe aq më tepër që nga fillimi dhe deri tani ka mbrojtur merkaton e janarit megjithëse u pa nga të gjithe qe ishte e deshtuar. Nese nuk ishte dakort, te thoshte qe ne fillim qe une kam nevoje per kete apo ate lojtar dhe nese nuk mi sillni, une nuk pranoj. Po ashtu, për lojëtaret e janarit te thoshte qe nuk bejne per Vllaznine se mi kane “lene ne dore”. Por ai tha se janë të suksesshëm, besoj se ka një kondradikte vetë në fjalët e trajnerit.Cilen nga deklaratat e tij te besojme ate qe me keta lojetar shkojme larg dhe se merkato janarit eshte e suksesshme,apo ato qe tha ne momentin qe e pa se gjerat po i dalin jashte kontrollit. Ne duhet te arrijme te kuptojme nje gje, qe nuk eshte e thene qe te kesh luajtur mire futboll mund te jesh trajner i mire jane dy gjera krejt te kunderta, ashtu siç duhet te ndajme padrejtesite qe i jane bere Vllaznise nga disa gjykime te padrejta. Nga paaftesia per te drejtuar nje ekip si Vllaznia une nuk besoj se gjyqtaret paskan penguar Vllaznine te dhe te jene ata qe Vllaznia te beje lojerat me te dobeta ne historine e saj, por ato padrejtesi kane qene vertete ne disa takime, por jo aq sa per te pare nje Vllazni inekzistente.

Ne te gjithe duam te largojme te keqen nga futbolli,por nuk po e gjejme dot se ketu te gjithe vetëm akuzojne. Nuk dime kujt t’i besojme. Nuk jam dakort që futbolli shqiptar është i korruptuar sepse ndoshta fyejmë pjesën më të madhe, por ashtu si gjithandej edhe në Shqipëri, ka individë të pandershëm që nuk e bëjnë mirë punën e tyre, por nuk është e mirë të akuzojmë të gjithë dhe gjithkënd. Aq më tepër kur nuk ke prova bindese. Bashkia Shkodër dhe Klubi Vllaznia po tregohen shumë tolerantë ndaj kësaj shpifjeje të Vatës që me deklaratat e tij po prish imazhin e Bashkise Shkoder dhe të Klubit Vllaznia dhe nuk e kuptoj se përse nuk i çojnë këto deklarata shpifëse në institucionet e drejtësisë dhe të kërkojë dëmshpërblim moral e financiar.