Tifozët e futbollit sapo kanë marrë vesh arysen e vërtetë pse Gjermania vesh fanella të bardha, pavarësisht se kjo ngjyrë nuk e përfaqëson flamurin e tyre.Ka vetëm disa kombëtare më ikonike se Gjermania, sidomos kur bëhet fjalë për Kupën e Botës.

Ashtu siç ekipi është ikonik, janë edhe fanellat e tyre gjithashtu. Fanellat e tyre klasike janë zakonisht të kombinuara me një model të bukur, me fanellën e tyre të famshme të vitit 1990 e cila ishte vlerësuar si ndër më të mirat në histori të futbollit.

Por, ndryshe nga një numër i kombëtareve tjera, fanella e Gjermanisë nuk bazohet në ngjyrën e flamurit të tyre, që përmban ngjyrën e kuqe, të zezë dhe të verdhë.

Arsyeja që fshihet prapa saj është se Gjermania ka marrë vendim që të luajë me fanella të bardha sepse ka një prezencë të flamurit të Prusisë, shteti që shtrihej nga kufiri modern i Rusisë deri në kufirin e Francës në perëndim.

Zona e njohur si perandoria gjermane kishte një flamur të bardhë, fillimisht me një kryq në mes. Më vonë ajo u zëvendësua nga një shqiponjë e zezë, e cila ende shfaqet në stemën e ekipit të tyre.Kur u bë formimi i kombëtares gjermane të futbollit në vitin 1899, ishte vendosur që ata do të adaptonin ngjyrat e flamurit të Prusisë.

Dhe ndërsa Prusia u shpërbë në vitin 1932, një akt i cili u njoh ligjërisht në 1947 me një dekret të Aleatëve, u vendos që kombëtarja gjermane e futbollit të ruante ngjyrat./Telegrafi/