Opinion nga Eugent Zeka
Për të disatën herë kam kerkuar që të jem trajner i Vllaznisë dhe ende nuk po arrij ta kuptoj pse ajo vazhdon te injoroje ate qe e don me shpirt e pa interes gjithe jeten? Pse Vllaznia vazhdon te injoroje ate qe kualifikohet me forcat e veta ne shkollat e trajnereve me te mire ne bote dhe enderron gjithe jeten per t’i sherbyer asaj? Pse Vllaznia vazhdon te injoroje zemren e nje shkodrani te vertete qe do te jepte edhe jeten nese eshte nevoja, per ngjyrat e saj? Pse Vllaznia vazhdon te injoroje ate qe eshte i ndershem e serioz ne çdo hap te jetes se tij si djale Shkodre? Pse Vllaznia vazhdon te injoroje ate qe ka lindur dhe eshte rritur me edukate qytetareske shkodrane? Pse Vllaznia vazhdon te injoroje ate qe beson ne principet dhe vlerat e verteta te sportit? Pse Vllaznia vazhdon te me injoroje mua si Eugent Zeka? Pergjigjen qe me kane dhene eshte mire qe te mos ta publikoj megjithate e publikova.Jane pergjigjur: “Kemi eksperience te hidhur me evropianet perendimore, pasi jane shume te drejte dhe te ndershem”. Zoti i falte, se nuk dijne se çfare bajne. Kjo eshte arsyeja qe me rrenohet shpirti, pasi ne Shkoder te jesh i ndershem dhe i drejte nuk te duan. Zoti i falte!