Paris Saint Germain ka vendosur të rivalizojë me anglezët e Chelsea-t për të ulur në stol ish-trajnerin e Bacelonës, Celta Vigos dhe Romës, Luis Enrique.

Që nga vera e shkuar 47-vjeçari spanjoll nuk ka marrë asnjë angazhim të ri përsipër dhe siç raportojnë të përditshmet sportiv kjo justifikon dhe interesimin parizienëve, duke qenë se trajneri aktual Unai Emery nuk shihet nga drejtuesit e klubit francez si trajner elitar, ndërkohë që Enrique e ka skalitur emrin e tij si trajner fitues i trofeut prestigjioz të Champions Leagues me klubin e Barcelonës në edicionin e 2015-ës.

Nga ana tjetër, dhe “blutë” e Londrës projektojnë tek ai pasuesin e Antonio Contes, i cili do të largohet në fund të sezonit. Gjuetia për shërbimet taktike të spanjollit duket se është bërë e ashpër me klubin nga “Stamford Bridge” dhe “Parc de Prince” që do të bëjnë maksimumin për të joshur teknikun, njofton Transferimet

Gjithsesi, në Francë disa burime flasin se Enrique është fotografuar në Doha, aty ku jeton edhe Presidenti i PSG Nasser Al-Khelaifi.